“Më prano një këshillë, mos bëj sherr”, Basha dhe Bardhi debatojnë në fund të seancës, çfarë nuk u pa në kamera

Një debat jashtë kamerave ka ndodhur në fund të seancës mes kreut të PD-së Lulzim Basha dhe kreut të grupit parlamentar Gazment Bardhi.

Gazetari Osman Stafa raportoi për “” një pjesë të debatit. Fillimisht ka qenë Basha ai që i ka dhënë një këshillë ish-aleatit.

“Më prano një këshillë, mos bëj sherr, por merr fjalën si kryetar grupi dhe kaq”, iu është drejtuar kryetari i PD-së.

Më pas Bardhi, është përgjigjur duke i thënë: “Shko more qesharak! Hipokrit”.

Debati dhe replikat mes tyre erdhën pasi Basha i mori postin e kreut të Grupit, me një ndryshim në statut gjatë Kuvendit Kombëtar të 2 shtatorit.

Arena e Lajmit


“Më prano një këshillë, mos bëj sherr”, Basha dhe Bardhi debatojnë në fund të seancës, çfarë nuk u pa në kamera

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook