Ndërtimi i pallatit shkakton rrëshqitje të dherave, bllokohet rruga, në rrezik edhe disa banesa në Vlorë

Një masiv dheu ka rënë në zonën e ujit të ftohtë në Vlorë. Ngjarja ka ndodh para dy ditësh në pjesën e kodrës në këtë zonë, ku ndërtimi i një pallati ka bërë që një pjesë e kodrës të shkëputet duke rënë në themelet e pallatit.

Masivi i dheut ka dëmtuar murin mbrojtës të betonit duke mbuluar themelet e pallatit. Policia e Vlorës ndodhet në këtë zonë, teksa ka njoftuar dhe policinë ndërtimore, për të parë edhe  lejen e ndërtimit të ndërtuesit të këtij pallati.

Ndërsa një banor i zonës së ujit të ftohtë, shprehet se nëse nuk merren masa urgjente reshjet e shiut do bëjnë qe masivi i kodrës të shkëputet i gjithi duke bllokuar rrugën apo rrezikuar dhe banesa.

()

Arena e Lajmit


Ndërtimi i pallatit shkakton rrëshqitje të dherave, bllokohet rruga, në rrezik edhe disa banesa në Vlorë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook