Shtator në Pragë, UEFA vlerëson maksimalisht Çeki-Shqipëri, vendos për arbitrin e ndeshjes

Shqipëria ka përpara një sfidë shumë të rëndësishme me 7 shtator, teksa do përballet me Çekinë në transfertë, në sfidën që do shkojë për llogari të kualifikueseve të Euro 2024. Për sfidën që do mbahet në “Fortuna Arena”, UEFA ka vendosur edhe për arbitrin kryesor.

Shtëpia e futbollit europian ka vlerësuar në maksimum këtë 90 minutësh, të cilin ia ka besuar gjyqtarit anglez Anthony Tailor. 44-vjeçari njihet si mjaft strikt dhe kjo gjë duket në çdo sfidë ku ai vendos drejtësi. Në edicionin që kaloi, Tailor arbitroi në 5 ndeshje të Champions League dhe 2 takime të Europa League.

Shqipëria deri më tani ka grumbulluar 6 pikë në kualifikueset e Europianit dhe renditet në vendin e dytë. Grupi E kryesohet nga Çekia, me një pikë më shumë.

Roma
Roma

()

Arena e Lajmit


Shtator në Pragë, UEFA vlerëson maksimalisht Çeki-Shqipëri, vendos për arbitrin e ndeshjes

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook