Akuzohet për dhunë ndaj ish-partneres, Antony përjashtohet nga Brazili, ja kush e zëvendëson

Në Brazil është kthyer në traditë, në media qarkullon shpesh emri i një lojtari që është i përfshirë në skandale seksuale, apo dhunë, i fundit që doli në skenë është Antony Matheus dos Santos. Sulmuesi i Man.United akuzohet nga ish e fejuara e tij për agresion dhe deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes, Antony është përjashtuar nga përfaqësuesja e Brazilit. Sulmuesi i Man.United mohoi në mënyrë kategorike të ketë ushtuar dhunë ndaj ish të fejuarës, por mediat braziliane publikuan mesazhe në WhatsApp ku Antony kërcënonte ish të fejuarën e tij.

Antony Man United
Antony Man United

Vendimi erdhi një ditë më parë, ku drejtuesit e Federatës bënë me dije se Antony është përjashtuar deri në një vendim të dytë. 23-vjeçari ishte i përfshirë në listën e lojtarëve për dy sfidat në kualifikueset e Botërorit, kundër Bolivisë dhe Perusë, më 8 dhe 12 shtator. Vendin e tij do të marrë Gabriel Jesus, sulmuesi i Arsenal.

()

Arena e Lajmit


Akuzohet për dhunë ndaj ish-partneres, Antony përjashtohet nga Brazili, ja kush e zëvendëson

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook