Analisti, Genc Burimi, në një lidhje live përmes SKYPE-t në rubrikën “Opinion” në News24, foli për ndryshimet në kabinetin qeveritar.
Burimi u dal te fjalimi i kryeministrit Edi Rama, ku tha se u mundua të bëjë shqiptarët për budallenj duke u krenuar me arritjet në drejtësia. Sakaq në mënyrë ironizuese citoi copëza nga fjalimi i Ramës, teksa shtoi se, ndryshimet në qeveri u bën për shkak se një pjesë e ministrave janë objekt hetimi.
“Kjo tregoi edhe njëherë që Rama që në kundërshtim me atë që mbajti fjalimin, nuk po arrin dot të numërojmë ndryshimet qeveritare, pasi ministrat që zëvendësohen thirren ose janë objekt hetimi nga drejtësia. Shqipëria është një rast i paprecedentë në botën e qytetëruar. Në Perëndim asnjëherë nuk kemi të bëjmë me këtë korrupsion gjigand që përfshin një qeveri, por disa njëra pas tjetrën.
U mundua të na marrë dje për budallenj duke na e përqendruar vëmendjen te një tjetër fenomen. Ai na e devijon vëmendjen te fakti që sot duhet të krenohemi se drejtësia funksionon. Rama thotë se kemi një kirurg që operon (drejtësia). Kur është kështu pse kemi arritur në kancer. Si ke sy e thua ‘bravo drejtësia që kape hajdutët e mi’.
Gjëja e dytë që na bëri budallenj ishte ku tha ‘ nuk kërkoj falje se nuk jam përgjegjës’. Po ato miliona euro ku shkuan?
Kur do vijë ndryshimi? Këtë pres nga SPAK. Të merret me numrin 1. Nuk mund të japë spektakël siç bëri dje. Më minimumi duhet që Rama në formë betimi të prononcohet”, tha Burimi.
()