Debat në “Open”/ “Ti je ngelës në këtë lëndë”, Boçi i kundërpërgjigjet Iljazajt: Boll se fole shumë! Je nga ata që paguhesh për…

Luçiano Boçi dhe Ervis Iljazaj të ftuar në studionin e emisionit “Open” në News24, janë përfshirë në një debat me tone të larta.

Teksa diskutonin për situatën brenda PD-së, Iljazaj e ka cilësuar demokratin si ‘ngelës në këtë lëndë’.

Ish-deputeti i PD-së i është kundërpërgjigjur menjëherë duke i thënë se është një njeri alogjik e ofendues, ndërsa i ka thënë të ndalojë se ka “folur shumë”.

Ai ka vijuar duke thënë se Iljazaj “është nga ata që paguhen për të thënë fjalën”, duke mbyllur kështu replikën e tij.

Pjesë nga debati:

Iljazaj: E djathta sot për sot është frakturë politike, ndarje shoqërore, politike dhe ideologjike. Sot është e djathta Berishiste dhe ajo jo Berishiste. Nuk janë grupet Parlamentare që caktojnë partitë, por e kundërta.

Boçi: Mos kundërshto se je out.

Iljazaj: Ti je ngelës në këtë lëndë.

Boçi: Kush je ti që më flet me këtë gjuhë. Qenke dhe njeri alogjikë dhe ofendues. Boll e boll se fole shumë. Qenkam unë… ti kujt i drejtohesh? Qenkam unë ngelës. Kam 32 vite që merrem me auditorë. U bëre ti të më thuash që jam ngelës. Ti je nga ata që paguhen për të thënë fjalën. Ty duhet të të vijë zor. E mbyllim këtu se skam ndërmend të merrem me ty.

()

Arena e Lajmit


Debat në “Open”/ “Ti je ngelës në këtë lëndë”, Boçi i kundërpërgjigjet Iljazajt: Boll se fole shumë! Je nga ata që paguhesh për…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook