Lista Champions e Milanit, një surprizë nga Pioli

Nëpërmjet kanaleve zyrtare, Milani i ka komunikuar tifozëve listën e dorëzuar te UEFA për pjesëmarrjen në Champions League. Lista B, në të cilën do të përfshihen Traoré dhe Nara, do të dorëzohet nga klubi milanez një ditë para fillimit të kompeticionit më të madh për klube në Europë.

Në mënyrë surprizë, trajneri Pioli ka grumbulluar mbrojtësin 29-vjeçar Mattia Caldara (nuk luan prej kohësh).

Mes të grumbulluarve nuk janë afrimet e reja si Pellegrino dhe Romero. Mbetet jashtë listës edhe Ismael Bennacer, me mesfushorin që për shkak dëmtimi do të kthehet  vetëm në vitin 2024.

Fati nuk ka qenë me Milanin në hedhjen e shortit të Champions League, ku goglat i kanë rezervuar kundërshtarë si PSG, Neëcastle dhe Dortmund.

Portierët: Maignan, Sportiello, Mirante.

Mbrojtës: Kalulu, Thiaë, Kjaer, Tomori, Theo, Florenzi, Caldara, Kalabria.

Mesfushorët: Reijnders, Krunic, Loftus-Cheek, Musah, Adli, Pobega.

Sulmues: Leao, Chukwueze, Okafor, Pulisic, Giroud, Jovic.

()

Arena e Lajmit


Lista Champions e Milanit, një surprizë nga Pioli

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook