Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ka reaguar pas lajmit se bashkia e Beratit i ka dhënë titullin “Patron i Kalasë”, presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.
“Patron i Kalase? Cdo te thote ky titull per trashegimine kulturore shqiptare? Njeri qe ka kontribuar me financime per Kalane e Beratit?
Apo dikush qe ka punuar si murator apo qe pastron cdo dite me fshese? Tituj te stisur pa asnje lidhje me trashegimine e bejne kete te fundit qesharake si vete titujt qe shpiken ne emer te saj”, thuhet në një dkelaratë në rrjetet sociale.