“Të mbajmë takime të përjavshme”, Mediu në takimin me grupin e PD: E vetmja forcë që kthen besimin e emigrantëve, vota e diasporës

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu nga takimi i thirrur nga Gazment Bardhi me Berishën, aleatët dhe grupin e PD-së, theksoi se me rëndësi është mbajtja e takimeve të përjavshme.

Ai tha se e vetmja forcë që kthen besimin e emigrantëve është vota e diasporës.

“Është me rëndësi që të gjithë kemi koncept të drejtë për reformën zgjedhore, të plotë dhe të qenësishme, e cila duhet ta kthejë Parlamentin në duart e qytetarëve. Së bashku me zotin Shehi, Dule dhe Duka kemi marrë një sërë iniciativash, që të jemi opozita e qytetarëve dhe jo opozita që të caktojmë vete se ku jemi dhe çfarë bëjmë. Duhet të jemi të bashkuar jo vetëm për njohjen e fakteve, por dhe të denoncuar ato. Mendoj se po ashtu një element i rëndësishëm që duhet të përmendim është eksodi i shqiptarëve. E vetmja forcë që duhet të kthejë besimin e emigrantëve, është votimi i diasporës. Nuk mund të jemi thjesht deputetë për të vepruar në Kuvend, por duhet të jemi më të angazhuar”, tha ai.

()

Arena e Lajmit


“Të mbajmë takime të përjavshme”, Mediu në takimin me grupin e PD: E vetmja forcë që kthen besimin e emigrantëve, vota e diasporës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook