Aksident në Tiranë/ Shoferi bën parakalim të gabuar, përplaset me një automjet të parkuar dhe autobusin e linjës së ‘Unazës’

Një aksident është raportuar mbrëmjen e sotme në Tiranë.  Bëhet me dije se shtetasi R. M., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka kryer parakalim të gabuar dhe është përplasur me një automjet të parkuar dhe me autobusin e linjës së Unazës, me drejtues shtetasin B. K.

Sipas informacioneve nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 05.09.2023, në Rrugën Bardhyl, shtetasi R. M., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka kryer parakalim të gabuar dhe është përplasur me një automjet të parkuar dhe me autobusin e linjës së Unazës, me drejtues shtetasin B. K.

Si pasojë e përplasjes ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

()

Arena e Lajmit


Aksident në Tiranë/ Shoferi bën parakalim të gabuar, përplaset me një automjet të parkuar dhe autobusin e linjës së ‘Unazës’

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook