Arrestimi i personave me rrezikshmëri të lartë, Balla nga Durrësi: Fillimi i një pune të madhe. Askush nuk mund t’i fshihet drejtësisë

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla nga Durrësi u shpreh se policia do të ketë mbështetjen e domosdoshme për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Gjithashtu ai shtoi se edhe në Durrës edhe në Tiranë ka një numër të madh personash që janë në kërkim, duke theksuar se duhet të ketë një plan masash për të garantuar që askush nuk mund t’i fshihet drejtësisë.

“Në Durrës ka personazhe të rëndësishme të botës së krimit që duhen gjetur, arrestuar dhe vendosur para drejtësisë. Dua t’u garantoj që secili ka mbështetjen time maksimale, por edhe mbështetjen e kryeministrit Edi Rama”, tha më tej Balla.

()

Arena e Lajmit


Arrestimi i personave me rrezikshmëri të lartë, Balla nga Durrësi: Fillimi i një pune të madhe. Askush nuk mund t’i fshihet drejtësisë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook