Kanë mbetur edhe 10 ditë, por tashmë ka filluar të perceptohet një atmosferë e veçantë për derbin e Milanos, planifikuar të luhet direct pas angazhimeve kualifikuese të kombëtareve. Ka ajër “Madonine” jo vetëm në Milano, por edhe në kampin stërvitor të kombëtares franceze, ku luajnë protagonistë të ndryshëm nga Interi dhe Milani.
Në njërën anë janë zikaltrit Thuram dhe Pavard, ndërsa në anën tjetër kuqezinjtë Mike Maignan, Theo Hernandez dhe Olivier Giroud. Sfida mes sulmuesve – Kjo është raportuar sot nga “Gazzetta dello Sport”, e cila shpjegon se si derbi milanez ka nisur tashmë në “Clairefontaine”, qendrën stërvitore të Francës, rreth 60 km larg Parisit.
Ka shumë pritshmëri, siç e konfirmon Aurelien Tchouameni, mesfushori i Real Madridit dhe Francës, i cili për përballjen e afërt, veçanërisht mes Thuram dhe Giroud, deklaroi nga grumbullimi transalpin:
“Mendoj se e kuptova që është planifikuar një ndeshje e madhe. Tashmë po zhvillohet një debat mes tyre edhe në kombëtare për derbin që i pret në Milano. Ne me siguri do ta ndjekim nga afër se si do të shkojë ky ballafaqim në fushë”.
Sulmuesi i zikaltërve, Thuram, e nisi sfidën: “Shakatë mes nesh tashmë kanë filluar. Kush fiton? Ne fitojmë”. Megjithatë, numri 9 i kuqezinjve u tregua më i kujdesshëm: “Po fillojmë ta ndiejmë atmosferën e derbit. A do të shënoj? Të shohim…”
Inter-Milan do të jetë gjithashtu sfida mes dy miqve të mëdhenj jashtë fushës, pikërisht Pavard dhe Theo Hernandez. Vëllai i mbrojtësit të Milanit, Lucas, tha: “Në fakt isha unë që i nxiti ata, veçanërisht Théo me Pavard, sepse janë miq. Ata po e ngacmojnë njëri-tjetrin në lidhje me derbin, por me moderim, të paktën kur jemi të gjithë bashkë. Tonet janë më provokuese përgjatë korridoreve që të çojnë në dhomat e zhveshjes”.
()