Prestige MFC e ka nisur në mënyrën më të mirë pjesëmarrjen në Championsin e Minifutbollit, kompeticion që ka startuar ditën e sotme në Oradea të Rumanisë. Kampionët e Shqipërisë kanë debutuar me një fitore mjaft të bukur në sfidën hapëse të Grupit C, teksa kanë mundur me rezultatin 4-3 moldavët e Volta Chisinau.
Tirana, Branica, Xhaferi dhe Gjipi ishin autorët e golave për skuadrën që drejtohet nga Eldiano Topi në një takim me rivalitet të lartë dhe të luftuar deri në sekondën e fundit. Prestige fut kështu 3 pikët e para në kasafortë, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit.
Në Championsin e Minifutbollit marrin pjesë 26 skuadra të ndara në 7 grupe, ndërsa në raundin e dytë kualifikohen vendet e para, të dyta si dhe dy vendet e treta më të mira. PanoramaSport