Përfshihet nga zjarri një kishë në Mokër, dyshohet se flakët kanë rënë pas shkëndisë elektrike

Disa ambiente në afërsi të kishës së Shën Marenës në Mokër janë përfshirë nga flakët pasditen e së martës. Sipas informacioneve të siguruara në vendin e ngjarjes godina ku ka rënë zjarr ka qënë e vjetër gati e rrënuar.

Dëme nga zjarri ka në dysheme, në tavan dhe në disa batanije që mbaheshin në këto ambiente. Sipas policisë zjarri dyshohet të ketë  rënë nga një shkëndijë elektrike, ka rënë aksidentalisht pasi ka pasur probleme në rrjetin elektrik.

Zjarri nuk është shpërndarë më tej dhe fatmirësisht  nuk ka prekur Kishë e Shën Marenës e cila është monument kulture e kategorisë së parë.

Për shuarjen e zjarrit kanë ndërhyrë punonjës të kishës dhe banorë. Flakët janë izoluar dhe do punohet për të zbardhur më tej ngjarjen.

Arena e Lajmit


Përfshihet nga zjarri një kishë në Mokër, dyshohet se flakët kanë rënë pas shkëndisë elektrike

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook