Rrezikuan të mbyteshin në det, policia shpëton tre persona në Shëngjin e Velipojë

Policia Kufitare iu shkon në ndihmë në 2 raste, 3 shtetasve që rrezikuan të mbyteshin në det, në Shëngjin dhe në Velipojë.

Pas marrjes së njoftimit se 2 shtetas që po lundronin me pedalone, në plazhin e Shëngjinit, ishin në rrezik sepse për shkak të erës së fortë kishin humbur kontrollin mbi mjetet lundruese dhe ishin larguar shumë nga bregu, shërbimet e Policisë Kufitare kanë nisur menjëherë kërkimet për gjetjen e tyre.

Pas kërkimeve me mjetin lundrues të Policisë Kufitare, janë konstatuar rreth 3 milje larg bregut, 2 mjetet lundruese pedalone dhe 2 drejtuesit e tyre.

Ndërkohë shërbimet e Policisë Kufitare Shkodër i kanë shkuar në ndihmë një shtetasi që ishte në rrezik mbytjeje për shkak të dallgëve të larta, në plazhin e Velipojës. Pas ndërhyrjes së shpejtë, shërbimet e Policisë e kanë nxjerrë në breg këtë shtetas dhe i kanë dhënë ndihmën e parë. Ai ka falënderuar punonjësit e Policisë, për ndërhyrjen e shpejtë dhe ndihmën që i ofruan.

Arena e Lajmit


Rrezikuan të mbyteshin në det, policia shpëton tre persona në Shëngjin e Velipojë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook