SPAK përfundon hetimet për ish-kryebashkiakun e Bulqizës Lefter Alla dhe 10 ish-zyrtare të tjerë të bashkisë dhe biznesmenë.
Alla është marrë i pandehur për shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre. Bëhet fjalë për tenderin për reabilitimin e rrjetit të ujësjellësit në një nga lagjet në Bulqizë. Lajmi u konfirmua për nga gazetarja Klodiana Lala.