Aksident në Qafë Buall-Krastë, plagosen 4 minatorë, ishin nisur për në punë

Katër minator të cilët ishin nisur për të shkuar në punë në zonën e Martaneshit kanë mbetur të plagosur mëngjesin e kësaj të enjteje.

Gazetari Enver Doçi bën me dije për se mjeti me të cilin ata udhëtonin doli nga rruga në aksin Qafë Buall – Krastë. Për pasojë të katër minatorët që ndodheshin në automjet kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar për ndihmë mjekësore në spitalin e Bulqizës.

Burime nga spitali thanë se njëri prej tyre është në gjendje të rëndë dhe po dërgohet për mjekim më të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë.

 

Arena e Lajmit


Aksident në Qafë Buall-Krastë, plagosen 4 minatorë, ishin nisur për në punë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook