“I kanë hedhur diçka gocës”, nëna e 12-vjeçares që u vetëvra akuza ish-burrit: Autopsia tregoi se…

Nëna e 12-vjeçares që u gjet e vetëvrarë në një kasolle në një fshat të Pogradecit, ka hedhur akuza në lidhje me familjen e ish-burrit të saj, ndërsa theksoi se vajzës së saj i kanë hedhur diçka në ushqim.

Ajo tha sot në emisionin “Me zemër të hapur” në News24 të gazetares Evis Ahmeti tha se fakti se vajza nuk ishte mbytur, u vërtetua dhe nga autopsia.

INTERVISTA
Anila Ahmataj: Ju morët pjesë në varrimin e vajzës?
Nëna: Po isha!
Anila Ahmataj: Si e morët vesh lajmin për ngjarjen?
Nëna: Nga një kushëri që është aty në fshat!
Anila Ahmataj: Ju shpjeguan ngjarjen çfarë ndodhi?
Nëna: Dikush më thoshte; u var, dikush qe një sëmundje! Por varje nuk ka sepse autopsia nuk i nxori as shenja litari asgjë!
Anila Ahmataj: Ku e mësuat këtë që nuk ka shenja varje?
Nëna: Ka thënë doktori morgut! I ka thënë burrit të motrës time! Autopsia nuk ka nxjerr asnjë lloj shenje!
Anila Ahmataj: Ju çfarë dyshoni?
Nëna: Ose ka pirë diçka goca ose kanë bërë ndonjë gjë ata, unë dyshoj se i kanë hedhur diçka fëmijës!
Anila Ahmataj: Në ushqim?
Nëna: Nuk e di ku! Çfarë po flitet janë të gjitha gënjeshtra!

()

Arena e Lajmit


“I kanë hedhur diçka gocës”, nëna e 12-vjeçares që u vetëvra akuza ish-burrit: Autopsia tregoi se…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook