Polonia në kaos, Lewandowski sulmon Santos. Ishujt Faroe një test kolaudimi

Fernando Santos dukej një bekim për Poloninë, një trajner me shumë eksperiencë, por gjërat nuk shkuan sipas parashikimeve, jo vetëm që tekniku portugez nuk arriti të bashkojë grupin, apo t’i përmirësojë, por në këto momente e shohin veten jashtë “Euro2024”. Tre pikë në tre ndeshje janë shumë pak për Lewandowskin me shokë, e të mendosh që në tre ndeshje kanë pësuar dy humbje nga Moldavia dhe Republika Çeke, të vetmen fitore e kanë me Shqipërinë. Situata që po kalon Polonia e bën shumë interesante Grupin E, pasi deri në këtë pikë të kualifikueseve vetëm Polonia ka dalë nga parashikimet.

Tttt
Tttt

Ambienti rreth përfaqësueses polake nuk është shumë pozitiv, Lewandowski akuzoi stafin drejtues si pa personalitet, por në të njëjtën kohë bëri thirrje për bashkim, për të dalë sa më shpejt nga kjo situatë. Polonia pret sot në mbrëmje Ishujt Faroe, një ndeshje me një koeficient shumë të ulet, aq sa një fitore e tyre vlerësohet me 1,09. Tre pikët janë detyrim për polakët në këtë sfidë, por më shumë se sa tre pikët, kjo shihet si një test kolaudimi përpara sfidës të 10 shtatorit kundër Shqipërisë në “Air Albania”.

Grupi E
Grupi E

Përpara xhirove të katërta, Grupi E kryesohet nga Republika Çeke me 7 pikë, e ndjekur nga Shqipëria me 6 pikë, ndërsa Polonia renditet në vendin e katërt me 3 pikë.

()

Arena e Lajmit


Polonia në kaos, Lewandowski sulmon Santos. Ishujt Faroe një test kolaudimi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook