Misioni “Moon Sniper” i Japonisë u lëshua të enjten ndërsa programi hapësinor i vendit duket se do të rikthehet nga një varg fatkeqësish, disa javë pas triumfit historik hënor të Indisë.
Vetëm Shtetet e Bashkuara, Rusia, Kina dhe që nga muaji i kaluar India kanë zbritur me sukses një sondë në Hënë. Ndërsa Japonia ka dy misione të dështuar. Raketa japoneze u ngrit herët të enjten nga ishulli jugor i Tanegashima, dhe qe pritet të prekë sipërfaqen e Hënës në fillim të vitit qe vjen.
Për brohoritje dhe duartrokitje në kontrollin e misionit, sonda e Hënës “SLIM” dhe sateliti i kërkimit hapësinor të zhvilluara me agjencitë hapësinore amerikane dhe evropiane u ndanë shume kilometra ne lartësi.
Nisja ishte shtyrë tre herë për shkak të motit të keq. Anija qe do studioje Hënën është quajtur Snajperi sepse është projektuar për t’u ulur brenda 100 metrave nga një objektiv specifik në sipërfaqe. Kjo është shumë më pak se distanca e zakonshme prej disa kilometrash.
Anija do të kryejë vëzhgime spektroskopike me rreze X me rezolucion të lartë të erës plazmatike të gazit të nxehtë që fryn nëpër galaktikat. Këto do të ndihmojnë në studimin e “rrjedhjeve të masës dhe energjisë, duke zbuluar përbërjen dhe evolucionin e objekteve qiellore”. India muajin e kaluar zbarkoi një anije pranë polit jugor të Hënës, një triumf historik për programin e saj hapësinor me kosto të ulët. Disa ditë më herët një sondë ruse u rrëzua në të njëjtin rajon.
Arena e Lajmit