“Sylvinho i ka përmirësuar”, trajneri i Çekisë vlerëson Shqipërinë: Kanë lojtarë në Serie A

Është një sfidë jetike për Shqipërinë, por pa diskutim kjo është një sfidë shumë e rëndësishme edhe për Republikën Çeke. Në letër është për përballje mes dy ekipeve të kreut, një mundësi e shkëlqyer për Çekinë për të hedh një hap të sigurt drejtë kualifikimit, gjithnjë nëse arrin të dalë me pikë të plota. Ndryshe nga opinioni sportiv, trajneri i Republikës Çeke, Jaroslav Silhavy, vlerëson maksimalisht kuqezinjtë e Sylvinho-s:

“Nëse ndokush ka nënvlerësuar skuadrën e tyre, ata me siguri nuk jemi ne. Është një ekip shumë i vështirë, me një numër të lartë individualitetesh të mirë. Lojtarët e grumbulluar luajnë në kampionate të njohura perëndimore. Shumë prej tyre luajnë në Serinë A, kjo e bën të qartë që ata nuk kanë lojtarë të dobët”.

Ceki
Ceki

Trajneri i Çekisë theksoi në konferencë për shtyp se me Sylvinho-n loja e Shqipërisë është përmirësuar, por nëse arrijnë të dalin sot me pikë të pota do të hapin një hap të rëndësishëm përpara:

222
222

“Një trajner i ri erdhi në fillimin e vitit, organizimi i lojës, koncepti i tyre u përmirësua. Ata dalin shpejt para, janë shumë të rrezikshëm në fazën e tranzicionit, gjuajnë shpejt. Natyra e tyre është të dalin para, duan të shënojnë gola. Do të duhet të jemi të vëmendshëm dhe të përqendruar sa më shumë të jetë e mundur gjatë ndeshjes. Një gabim mund ta vendosë këtë ndeshje. Padyshim, numrat janë të qartë. Nëse ne fitojmë nesër, do të bënim përpara. Por asgjë nuk do të ishte e mbyllur”.

()

Arena e Lajmit


“Sylvinho i ka përmirësuar”, trajneri i Çekisë vlerëson Shqipërinë: Kanë lojtarë në Serie A

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook