Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho u ndal për mediat pas barazimit 1-1 me Çekinë.
“Ishte një ndeshje e vështirë sepse ata janë kryesuesit e grupit, janë shumë të fortë fizikisht. Kanë një ritëm shumë të fortë sidomos në fillim të ndeshjes. Ishte shumë e rrezikshme, e ka zgjidhur ndeshjen në 25 minutat e para ndaj Polonisë.
Ishte shumë e rëndësishme të merrnim 1 pikë. Kemi bërë një ndeshje të mirë. Kemi marrë 1 pikë. Kjo na jep mundësinë të mendojmë për kualifikimin. Por, të shohim fillimisht ndeshjen me Poloninë që është shumë e rëndësishme.
Rasti me Dakun? Jam shumë i kënaqur me lojtarët për mënyrën se si e jetuan këtë ndeshje. Jam i kënaqur edhe me Dakun. Atmosfera është pozitive në dhomat e zhveshjes. E kishim përgatitur strategjinë tonë, por ata luajnë me intensitet shumë të lartë sidomos në ndeshjet në shtëpi. Bëmë gjithçka për t’ia ulur intensitetin. Mendoj se tifozët kanë parë një ndeshje shumë të bukur. Ishte një ndeshje e bukur nga ana jonë. Na mungojnë edhe 4 ndeshje” -tha ai.