“Diaspora për Shqipërinë e Lirë” sjell draftin për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, Haçkaj: Çdo palë zgjedhje pas 9 janarit pa votën e emigrantëve, antikushtetuese

Diaspora për Shqipërinë e Lirë ka përgatitur me ekspertët e saj një Projektligj për ndryshimin e kodit zgjedhor të Republikës së Shqipërisë për votën e diasporës, të cilin e ka prezantuar sot në një tryezë ku merrnin pjesë dhe përfaqësues të KQZ-së, OSBE-së, Avokatit të Popullit dhe institucione e organizata të tjera rëndësishme.

Përfaqësuesi i “Diasporës për Shqipërinë e Lirë” Florjan Haçkaj tha se Gjykata Kushtetuese e ka njohur të drejtën e diasporës për të votuar dhe i ka dhënë kuvendit një vit kohë për të plotësuar kuadrin ligjor më 9 janar 2023.

Ai theksoi se çdo palë zgjedhje pas këtij afati janë antikushtetuese.

“Pengesat kanë qenë ato të partive politike. Gjykata Kushtetuese e ka njohur të drejtën e diasporës për të votuar. I dha kuvendit një vit kohë për të plotësuar kuadrin ligjor më 9 janar 2023. Kanë ngelur vetëm 122 ditë sot që flasim për të mos kaluar në antikushtetueshmëri. Çdo palë zgjedhje pas këtij afati janë antikushtetuese. Ne jemi mësuar që politika të bëjë ç’të dojë, por ne jemi të bindur për ta çuar përpara, ndaj jemi këtu sot për të mos ua lënë në dorë”, tha Haçkaj.

Sipas tij, drafti i përgatitur nga ekspertët, sjell risi, shtesa nenesh apo nene të reja.

“Ne sot vijmë me një projektligj të plotë të bërë nga ekspertët tanë, më të mirë dhe duam që ta parashtrojmë dhe ta prezantojmë te 140 deputetët, OSBE, KQZ, Presidenti, Avokati i Popullit, Këshilli i Ministrave, pra që kjo të ketë shkuar në çdo institucion të rëndësishëm në vend. Ka një vendim gjykatë dhe ne jemi grupi i interesit që e përfaqësojmë dhe duhet ta realizojmë. Është një proces i gjatë, por koha është e shkurtër. Pas këtij takimi do ta dorëzojmë në parlament, në tryezën e reformës zgjedhore.
Kemi sjellë një risi, shtesa në nenet ekzistuese, nene shtesë dhe një krye shtesë që është kreu 10. Nuk është diçka e shkruar në gur, i ftojmë të tjerët për dialog. Zgjedhjet do quheshin nul nëse nuk do kishin votën e diasporës në zgjedhjet e ardhshme”, deklaroi Haçkaj.

Arena e Lajmit


“Diaspora për Shqipërinë e Lirë” sjell draftin për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, Haçkaj: Çdo palë zgjedhje pas 9 janarit pa votën e emigrantëve, antikushtetuese

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook