Fitorja e thellë, De La Fuente i kënaqur: Spanja po punon shumë, ky lojtar po më surprizon

Spanja triumfoi 1-7 në Gjeorgji, në një sfidë ku fitorja për iberikët nuk u diskutua për asnjë moment. Pas ndeshjes së kualifikueseve të Euro 2024, trajneri i spanjollëve de la Fuente analizoi takimin, ndërsa pati vetëm fjalë të mira për talentin e Barcelonës, Yamal.

Pas një jave kaq të vështirë, i jepni më shumë vlerë këtij rezultati?

Duhet të falënderojmë këta futbollistë, të cilët janë të pangopur. Ne kemi konsoliduar idenë e Ligës së Kombeve. Por përveçse janë futbollistë të mrekullueshëm, janë edhe njerëz shumë të mirë.

A është kjo fitore një nga më të rëndësishmet e karrierës suaj?

Sigurisht që po, sepse është një rezultat historik.

Cili është vlerësimi juaj për Lamine Yamal?

Lamine na surprizon çdo ditë. Ai ka luajtur në një nivel të lartë, natyrisht. Ai e bën atë në klubin e tij. Është integruar, por dua të vlerësoj veteranët dhe ekipin, të cilët e kanë ndihmuar futbollistin. Ne jemi një familje dhe kjo na bën më të fortë.

Si janë Asensio dhe Olmo?

Nuk e dimë shkallën e lëndimit, por nuk duket të jetë serioz. Të presim analizat mjekësore. Asensio ka nevojë vetëm për  mbështetje. Ai është një lojtar i madh.

A ishte e rëndësishme të fitonit përtej rezultatit?

Në këtë kontekst, më pak i rëndësishëm është rezultati, sepse më e rëndësishmja është fitorja,

Mendonit se do të ishte një ndeshje kaq e lehtë?

Gjërat kanë shkuar mirë, por përvoja ime më thotë se është e vështirë të arrish fitore të tilla. Spanja luajti mirë dhe e fokusuar nga fillimi në fund, me ambicie dhe besim në mundësitë tona. Rezultati është rezultat i punës.

()

 

Arena e Lajmit


Fitorja e thellë, De La Fuente i kënaqur: Spanja po punon shumë, ky lojtar po më surprizon

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook