Mirlind Daku debutoi mbrëmë me Shqipërinë, në atë barazim 1-1 ndaj Çekisë në Pragë. Sulmuesi 25-vjeçari vendosi vetëm pak kohë më parë që të luante për kuqezinjtë, teksa kujtojmë që numëron 5 ndeshje me fanellën e Kosovës.
Lojtari ka bërë një postim në rrjetet sociale, pas sfidës së kualifikueseve të Euro 2024. “I lumtur me debutimin, faleminderit të gjithë shqiptarëve për përkrahjen. Rrnoft Shqipëria!” – Shkruan Daku.
()