Mungesë e rëndësishme ndaj Polonisë, trajneri Sylvinho duhet të bëjë llogaritë pa mesfushorin

Shqipëria barazoi 1-1 mbrëmë me Çekinë në Pragë në sfidën kualifikuese të Euro 2024. Kuqezinjtë, pa humbur kohë, kanë filluar përgatitjet për ndeshjet e rëndësishme ndaj Polonisë, të dielën në “Air Albania”.

Qazim Laçi ishte mungesa e Sylvinhos për 90-minutëshin ndaj Çekisë (gjendje gripale), ndërkohë që sipas asaj që shkruan Supersport, mesfushori nuk do mund të kontibuojë as ndaj polakëve për arsye të virozës.

Nëse tekniku i Kombëtares tonë e kishte në plane për këtë takim, tashmë Sylvinho duhet të bëjë llogaritë ndryshe. Gjithsesi, alternativat te kuqezinjtë janë të shumta, çka qetëson disi “timonierin”.

27-vjeçari i lindur në Peshkopi, Qazim Laçi ka veshur fanellën e Shqipërisë U17, U19 apo U21. Për Kombëtaren A, lojtari i cili aktivizohet te Sparta e Pragës numëron më shumë se 20 paraqitje.

Shqipëria renditet në vendin e dytë në grupin E të kualifikueseve të Euro 2024, ku pas 4 ndeshjesh ka grumbulluar 7 pikë, një pikë më pak se Çekia kryesuese dhe një pikë më shumë se Polonia ndjekëse.

()

Arena e Lajmit


Mungesë e rëndësishme ndaj Polonisë, trajneri Sylvinho duhet të bëjë llogaritë pa mesfushorin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook