Qeveria përcakton metodologjinë e kostos së studimeve në Mjekësi, ja si do bëhet përllogaritja për çdo student

Përmes një vendimi të posaçëm, qeveria përcaktoi dje metodologjinë e përcaktimit të kostos së studimeve për studentët e Mjekësisë së Përgjithme në institucionet e arsimit të lartë publik.

Në bazë të kësaj metodologjie, Institucioni i Arsimit të Lartë publik, përllogarit, çdo vit, në mënyrë të detajuar, koston e plotë për këtë program studimi. Kostoja e përllogaritur dhe e miratuar nga organet kolegjiale të IALsë bëhet publike për studentët përpara fillimit të vitit akademik. Kjo kosto do të paguhet nga të gjithë studentët të cilët do të refuzojnë të firmosin marrëveshjen me ministrinë e Arsimit dhe të Shëndetësisë sipas të cilës pas përfundimit të studimeve ata duhet të punojnë deri në 5 vjet punë në spitalet e Shqipërisë që të marrin diplomën.

Kostot direkte përfaqësohen nga të gjitha shpenzimet, që parashikohen të kryhen në një vit buxhetor për ofrimin e shërbimit të mësimdhënies dhe kërkimit shkencor, numrin e kuotave të certifikuara nga ministria përgjegjëse për arsimin, në vitin përkatës akademik të studimeve; numrin e studentëve për një grup mësimor; si dhe numrin e personelit akademik. Po kështu, duhet të llogariten shpenzimet (bruto) për personelin dhe shpenzimet për bursa dhe trajtime të tjera për studentët.

“Shuma totale e shpenzimeve të përllogaritura për një vit buxhetor përpjesëtohet me numrin e studentëve, që ndjekin programin e studimit, për të vlerësuar koston për student. Institucioni i Arsimit të Lartë publik, i cili ofron program studimi të integruar të ciklit të dytë në ‘Mjekësi e përgjithshme’, bazuar në metodologjinë e parashikuar më sipër, përllogarit, çdo vit, në mënyrë të detajuar, koston e plotë për këtë program studimi”, thuhet në VKM-në e publikuar dje në faqen zyrtare të Kryeministrisë. Studenti, që ndjek programin e studimit të integruar të ciklit të dytë në “Mjekësi e përgjithshme” dhe plotëson kushtet sipas ligjit nr.60/2023, “Për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë ‘Mjekësi e përgjithshme’ në institucionet publike të arsimit të lartë”, pra ata që firmosin kontratën kanë të drejtën për çdo mbështetje tjetër, që nuk përfshihet në kostot e studimeve.

Ndarja e kostove direkte dhe indirekte, por pa u kufizuar në to, parashikohet në raportet e mëposhtme:

Pjesa e shpenzimeve të personelit parashikohet në masën 75% – 80% të shpenzimeve/kostos totale të studimeve;

pjesa e shpenzimeve kapitale parashikohet në masën 10% – 15% të shpenzimeve të personelit;

Pjesa e shpenzimeve operative parashikohet në masën 15% – 20% të shpenzimeve të personelit.

Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe institucionet publike të arsimit të lartë ngarkohen për zbatimin e këtij vendimi.

Janë 1743 aplikantë që kanë zgjedhur këtë vit degën e Mjekësisë ndryshe nga një vit më parë kur aplikantët ishin 3183 kandidatë, ndërkohë që qeveria rriti kuotat e pranimit.

Duket se vendimi i qeverisë për të ju mbajtur diplomën me detyrim për 5 vjet, me qëllim që mjekët e rinj të punojnë në Shqipëri, i ka trembur maturantët.

Arena e Lajmit


Qeveria përcakton metodologjinë e kostos së studimeve në Mjekësi, ja si do bëhet përllogaritja për çdo student

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook