Sot seanca për ‘Gërdecin’/ “Të pyeten zyrtarë të SHBA e NATO-s”, zbardhet kërkesa e Mediut: Të dëshmojnë ish-ministrat e Mbrojtjes së Gjermanisë, Italisë dhe Maqedonisë së Veriut

Mbahet sot seanca gjyqësore në GJKKO për ish-ministrin e Mjedisit, Fatmir Mediu sa i takon çështjes ‘Gërdeci’.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për se Mediu kërkon në Gjykatën e Posaçme pyetjen e 90 dëshmitarëve për llogari të procesit ndaj tij në këtë gjykatë. Mes tyre zyrtarë të lartë të mbrojtjes së DASH dhe qeverive, gjeneralë të NATO dhe ish-ministrat e Mbrojtjes së qeverisë shqiptare.

Këta zyrtarë të lartë kanë qenë në pozicione kyçe kur ka ndodhur tragjedia e Gërdecit. Mediu, në tentativa për të provuar pafajësinë e tij, parashtroi përmes mbrojtjes, kërkesën e tij, ndërkohë që Gjykata u tërhoq për vendim.

Kujtojmë se në seancën e fundit avokatët e ish-ministrit kërkuan heqjen dorë nga gjykimi i shkurtuar, por gjykata u shpreh se këtë kërkesë ka të drejtë ta bëjë vetëm i pandehuri.

()

Arena e Lajmit


Sot seanca për ‘Gërdecin’/ “Të pyeten zyrtarë të SHBA e NATO-s”, zbardhet kërkesa e Mediut: Të dëshmojnë ish-ministrat e Mbrojtjes së Gjermanisë, Italisë dhe Maqedonisë së Veriut

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook