Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se takimi i pak ditëve më parë të 43 deputetëve të opozitës, tronditi establishmentin e drogës dhe të krimit.
Në një konferencë të përjavshme me gazetarët, Berisha tha se do të vazhdojë aksioni me takime, për rivitalizim të opozitës në Kuvend dhe jo vetëm.
“Deputetët u mblodhën në një takim të rëndësishëm dhe morën vendime të cilat e kanë tronditur thellë establishmentin e drogës, krimit dhe korrupsionit. Ju lutem qytetarëve, lexoni pak titujt e mediave të qeverisë. Përshëndes të gjithë deputetët pjesëmarrës në atë takim. Dua t’u informoj se ekziston vullneti i plotë që ato takime të vazhdojnë dhe të jenë më të frytshme, në mënyrë që të rivitalizohet roli i opozitës në Parlament dhe të mbrohen aty interesat e popullit opozitar. Pata një takim të frytshëm me zotin Meta dhe Vasilin, për të gjitha problemet parlamentare dhe joparlamentare. Ramë në ujdi që të vazhdojmë në bashkërendimin e përpjekjeve tona në interes të Shqipërisë dhe të shqiptarëve.”, tha Berisha.
()