“El Monumental” ishte i mbushur me gati 85 mijë njerëz, që kishin ardhur aty për të shijuar kampionin e botës, gjeniun argjentinas. Argjentina kërkoi, por nuk gjeti asnjë boshllëk. Ekuadori, i përulur dhe me inteligjencë, rezistoi.
Kishin mbetur vetëm 12 minuta për epilogun dhe bardhësia e shifrave 0-0 nuk po prishej. Derisa ndodhi një faull ndaj Lautaro Martínez, shumë afër zonës ekuadoriane. Dhe ankthi u thellua më shumë te tifozët vendës, sepse Lionel Messi e vendosi topin te vendi ku i krye faulli.
Të gjithë e ndienin se po vinte koha e golit. Barriera para shtatë herë fituesit të “Topit të Artë” përbëhej nga disa ekuadorianë, ku njëri prej tyre formonte “krokodilin klasik” për të shmangur një goditje të ulët. Asi argjentinas goditi me ndjeshmëri totale, me këmbën e majtë, sipër murit të verdhë.
Hernán Galíndez, portieri argjentinas, i cili është bërë një ekuadorian i nacionalizuar, mendoi të fluturonte, por kur kontrolloi se cila do të ishte rruga e goditjes, dha “dorëheqjen”, ndaloi dhe mezi pa sesi topi shkonte në mes të lartësisë, djathtas. Një kryevepër.
Messi përsëri bëri diferencën, dhe ndikimi i tij total nuk ishte dërrmues. Megjithatë, në një ndeshje me pak situata goli, ku Argjentinës i mungonte kthjelltësia, Leo ishte ai që u shqetësua më shumë dhe realizoi golin e vetëm të fitores.
Përtej asaj që u krijua nga numri 10, Albiceleste u afrua te goli me Lautaro Martínez që goditi shtyllën, Nicolás Tagliafico që goditi traversën. Argjentina, në fund me Lautaron startues dhe Nico González në vend të Angel Di María, luajti me seriozitetin maksimal. Natyrisht, i mungonte qartësia në ndërtim.
Këtë herë Enzo Fernández dhe Alexis Mac Allister nuk shkëlqyen në mesfushë. Në mbrojtje, puna e Cristian Romeros ishte e kënaqshme. Argjentina është ende duke festuar, por e nisi rrugën drejt Kupës së Botës 2026 me të njëjtin profil, që e çoi drejt lavdisë në “Katar 2022”.
()