Vodhën një shumë parash në një agjenci udhëtimesh, pranga dy ‘skifterëve’ në Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar dy persona, të cilët akuzohen për vjedhjen e një shume parash në një agjenci udhëtimi. Ngjarja ndodhi në muajin maj të këtij viti.

Pas hekurave ra shtetasi me inicialet B. M., 31 vjeç dhe M. F., 38 vjeç.

NJOFTIMI I POLICISE
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës lokalizuan, kapën dhe ndaluan shtetasit e shpallur në kërkim B. M., 31 vjeç dhe M. F., 38 vjeç, të dy banues në lagjen nr. 18, pasi nga veprimet hetimore rezultoi se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në muajin maj të këtij viti, kanë vjedhur një shumë parash, në një agjenci udhëtimesh.

Po këta specialistë arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. H., 40 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së vëllait të tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Arena e Lajmit


Vodhën një shumë parash në një agjenci udhëtimesh, pranga dy ‘skifterëve’ në Durrës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook