Një zjarr i madh ka rënë sot në lartësitë e fshatit Radat Bashkia Dropull. Gazetarja Brikena Metaj raportoi për “” se në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse të Dropullit të cilat po ndeshen me flakët që kanë pushtuar kullotat afër majës së malit.
Deri më tani dëmi është i konsiderueshëm në kullota ku janë djegur 5 ha. Sipas shefit të zjarrfikësve të Dropullit Alqi Kosta zjarri është larg zonës së banuar ndërkohë që forcat zjarrfikëse po punojnë në kushte të pafavorshme si pasoje e terrenit të pjerrët ku instrumentet e mekanizuara vështirë se kryejnë funksionin në terren të thepisur.