Humbja e turpshme e pësuar nga Gjermania në shtëpi 4-1 kundër Japonisë ka konfirmuar humnerën në të cilën ndodhet aktualisht kombëtarja e Hansi Flick.
Pasi nuk ka arritur të kalojë fazën me grupe në Kupën e Botës në Katar, Gjermania është kthyer në fushë duke mundur 2-0 kombëtaren modeste të Perusë, por më pas ka marrë vetëm rezultate negative në pesë miqësoret e zhvilluara: katër humbje kundër Belgjikës, Polonisë, Kolumbisë dhe Japonisë, një barazim kundër Ukrainës.
Nuk janë vetëm rezultatet që ekspozojnë në mënyrë të pamëshirshme problemet e gjermanëve, por edhe mënyra si vijnë këto rezultate, me episode të çuditshme si ai i Rudiger në ndeshjen kundër japonezëve.
Kur ndeshja ishte 2-1 në favor të miqve, Gosens ka humbur një top që është kthyer në një kundërsulm të lehtë për Japoninë, që ka realizuar pa shumë probleme golin e tretë.
Watch Rudiger delay his sprint back very strange. pic.twitter.com/nnskD55nrM
— TheSecretScout (@TheSecretScout_) September 9, 2023
Rudiger mund të kishte provuar të vihej në ndjekje të kundërshtarëve, por në mënyrë të mistershme ka qëndruar pa lëvizur në rrethin e mesfushës, duke e nisur vrapin pas disa sekondash kur tashmë ishte shumë vonë.
Një sjellje më të vërtetë e pashpjegueshme ajo e mbrojtësit të Real Madrid, që është bërë menjëherë virale në rrjetet sociale, duke shtyrë shumë njerëz të mendojnë se bëhej fjalë për një komplot. Në fakt, janë të shumtë ata që mendojnë se sjellja e Rudiger është një konfirmim se skuadra është kundër trajnerit Hansi Flick dhe se pret me padurim që ai të shkarkohet.
()