Në orën 20.45, Shqipëria sfidon Poloninë, në takimin e vlefshëm për kualifikueset e Euro 2024. Siç shihet, tifozët kanë filluar të futen në stadiumin “Air Albania” për të zënë vendet e tyre, ndërkohë që radha duket e gjatë.
Vihet re se ndaj tifozëve po bëhet kontroll i imtësishëm, në mënyrë që lojtari i 12-të të mos posedojë materiale dhe sende që mund të dëmtojnë mbarëvajtjen e ndeshjes.Numri i atyre që dëshirojnë të futen në impiantin gjigand pritet të jetë i lartë deri pak para sfidës. Në stadium do të jenë pothuajse 22 mijë tifozë (takim kualifikuese për Euro 2024).
()