“Air Albania” mirëpret sonte ndeshjen mes Shqipërisë dhe Polonisë, takim ky me peshë për rrugëtimin drejt kualifikimit në Euro 2024. Tifozët e skuadrës së drejtuar nga Sylvinho kanë filluar të pozicionohen në vendet e tyre, ndërkohë që stadiumi ka marrë një pamje të bukur.
Shumë mbështetës të kuqezinjve, të ardhur nga gjithë bota kanë vendosur të shikojmë nga afër takimin. Sipas shifrave, do të jetë pothuajse 22 mijë tifozë që do shijojnë 90 minutëshin nga tribunat.
Shqipëria kështu, përveç dëshirës për kualifikim në Euro 2024, ka një arsye më shumë për të dhënë maksimumin në fushë sonte, ndaj një rivali delikat si Polonia.
()