Ditën e djeshme, ka qënë Enxhi Nasufi, një nga emrat e konfirmuar në mënyrë indirekte nga Arbana Osmani, si një ndër kokurrentet e “Dancing with the Stars”.
Ndërkohë që të gjithë janë kuriozë të dinë pjesëmarrësit e rinj të këtij edicioni, në median online një tjetër emër po qarkullon dhe bëhët fjalë për personazhin e njohur publik, Juliana Nura.
Prej disa ditësh, Xhuli ka postuar në Instagramit e saj personal, vazhdimisht foto nga Tirana, duke treguar se gjendet në kryeqytetin shqiptar dhe arsyeja që përflitet është pikërisht pjesëmarrja e saj në edicionin e dytë të “Dancing with the Stars”.
E kontaktuar nga “Prive”, Xhuli nga ka preferuar të jap më shumë detaje lidhur me këto lajme që po qarkullojnë por thjesht e ka konfirmuar lajmin dhe se do të zhvendoset në Tiranë për disa kohë.
Momentalisht Juli gjendet në Londër, ku po shijon disa ditë të bukura pushimesh.