Berisha akuza të forta për ministrat e rinj: Rama do e bënte Ministre të Jashtme Spiropalin, por i doli video teksa takohej me Bajrajt dhe Gjokën

Pas përfundimit të seancës së sotme plenare ku u miratuan dekretimet e Presidentit për emërimin e ministrave të rinj të qeverisë Rama, ka folur për mediat Sali Berisha duke hedhur akuza të forta.

Ai tha se kjo seancë ishte si sesionet e klaneve mafioze, ndërsa akuzoi edhe ministrat e rinj si të përfshirë në korrupsion.

Me tej Berisha hodhi akuza të forta ndaj Elisa Spiropalit, që sipas tij ishte projektuar për t’u bërë ministre e Jashtme, por në momentet e fundit ka dalë një video që ka detyruar Ramën që ta anulojë emërimin e saj. Berisha thotë se në këtë video shfaqet Spiropali duke bërë mbledhje me anëtarë të grupit Bajri, Pëllumb Gjokën dhe anëtarë të tjerë të bandave të Shkodrës.

“Kjo seancë ishte tipike me një sesion që mund të zhvillohet në shpellat apo bodrumet e mafies. Shëmbëllente me një takim të mafiozëve në të gjitha aspektet. Të gjitha ndryshimet e qeverisë kishin diktat krimin dhe vetëm krimin.

Largohet Xhaçka, e cila pasi bëri burrin investitor strategjik, u vërsul e papërmbajtur drejt pronave të ushtrisë dhe nuk ka lënë gjobë pa vjedhur me klanin e saj.

Ajo zëvendësohet me një diplomat i cili bën një gabim fatal të jetës së tij pasi ishte zgjidhja e minutës së fundit. Përgatitjet për të zënë vendin e ministrit të jashtëm i kishte bërë Spiropali.

Por një video që doli në fundit ku Spiropali bënte mbledhje me Bajrajt dhe Gjokën dhe bandat e tjera të Shkodrës në një hotel afër Shkodrës, detyroi Ramën të anulonte. Sa të më bjerë në dorë ajo video do ta bëjë publike.

Erdhi në qeveri përfaqësuesi i Ndraghetës. Largimi i Krifcës, filloi t’i japë burrit si nënkontraktori i Gjikurisë nga tenderat e bujqësisë… ato që erdhën nuk janë më pak se Krifca. Koçiu ka një histori të hidhur 8-vjeçare, ku faktohet se emërimet i bënte me ryshfet. Shkon në një sektor që Ogerta e la në agoni”, tha Berisha.

Arena e Lajmit


Berisha akuza të forta për ministrat e rinj: Rama do e bënte Ministre të Jashtme Spiropalin, por i doli video teksa takohej me Bajrajt dhe Gjokën

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook