EMRI/ Mbajti peng një 14-vjeçare për disa orë, në kërkim 31-vjeçari në Mat

I hoqi për disa orë, lirinë një 14-vjeçareje, duke e mbajtur në banesën e tij, dhe sapo konstatoi mbërritjen e shërbimeve në fshat u largua, shpallet në kërkim 31-vjeçari. Bëhet fjalë për shtetasin Ergys Kertuka.

NJOFITMI I POLICISE

Pas informacioneve të marra në rrugë informative, se një shtetas po mbante në banesën e tij, një të mitur pa dëshirën e saj, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur menjëherë në zonën e sinjalizuar, për zbardhjen e rrethanave të rastit dhe për arrestimin e autorit.

Shtetasi E. K., 31 vjeç, banues në fshatin Frankth, sapo ka konstatuar mbërritjen e shërbimeve të Policisë në fshat, për shkak të ndjekjes intensive dhe kontrolleve që po ushtronte policia, 31-vjeçari, e ka lënë të miturën dhe vetë ka mundur të largohet.

Vijon puna për kapjen e shtetasit E. K.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Arena e Lajmit


EMRI/ Mbajti peng një 14-vjeçare për disa orë, në kërkim 31-vjeçari në Mat

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook