FOTO/ Aksident në Pogradec, makina përplaset me motorin, një i plagosur

Një aksident është shënuar paraditen e sotme në Pogradec, me pasojë një të plagosur.

Policia bën me dije se sot, pranë kryqëzimit të fshatit Leshnicë, automjeti tip “Peugeot” me drejtues shtetasin A. L., 57 vjeç, banues në Pogradec, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin B. L., 47 vjeç, banues në Podgorie, i cili për pasojë ka marrë dëmtime dhe u dërgua në spital ku ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Me drejtuesin e automjetit A. L., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Arena e Lajmit


FOTO/ Aksident në Pogradec, makina përplaset me motorin, një i plagosur

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook