TIRANË
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka uruar nxënësit dhe mësuesit në ditën e parë të shkollës. Meta shkruan se
sakrifica e jashtëzakonshme të prindërve shqiptarë për t’u mundësuar fëmijëve arsimim sa më cilësor, një ditë do të shpërblehet.
“Suksese dhe urime të përzemërta të gjithë nxënësve tanë për fillimin e vitit të ri shkollor dhe veçanërisht nxënësve që ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës.
Uroj vit të mbarë e plot suksese të gjithë mësuesve në misionin e tyre fisnik. Uroj edhe prindërit për një vit sa më të suksesshëm për fëmijët e tyre.
Sakrifica e jashtëzakonshme të prindërve shqiptarë për t’u mundësuar fëmijëve arsimim sa më cilësor, një ditë do të shpërblehet”, shkruan kreu i PL Ilir Meta.