Ndërron jetë në plazhin e Durrësit turistja boshnjake, dyshohet për arrest kardiak

Një turiste 60-vjeçare ka ndërruar jetë ditën e sotme në plazhin e Durrësit. Policia bën me dije se shtetasja boshnjake, sapo ka rënë në kontakt me ujin, ka pësuar arrest kardiak dhe ka humbur jetën.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13:20, në lagjen nr.13, dyshohet se sapo ka rënë në kontakt me ujin, në det, ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën, shtetasja S. V., 60 vjeçe, banuese në Bosnje Hercegovinë.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Arena e Lajmit


Ndërron jetë në plazhin e Durrësit turistja boshnjake, dyshohet për arrest kardiak

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook