Sekretari organizativ i Berishës, Klevis Balliu ka reaguar në lidhje me vendimin e Prokurorisë së Tiranës, e cila ka ndryshuar akuzën për anëtarët e fisit Rraja në lidhje me episodin e dhunës ndaj Bilbil e Jashar Majas.
Në një mesazh në ‘Facebook’, Balliu tha se të quash plagosje të lehtë shkopat e bejsbollit dhe pistoletat në kokë të Rrajave ndaj qytetarëve, vetëm prokuroria e narkoshtetit mundë ta justifikojë.
“Zyrtarizohet, në Shqipëri ka vetëm narkoprokurori.
Të quash plagosje të lehtë shkopat e bejsbollit dhe pistoletat në kokë të Rrajave ndaj qytetarëve, vetëm prokuroria e narkoshtetit mundë ta justifikojë.”, tha Balliu.
()