Rrezikuan të mbyteshin teksa lundronin me kanoe në Sarandë, policia shpëton 2 turistë gjermanë

Shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë, menjëherë pas njoftimit se 2 shtetas që po lundronin me kanoe, rrezikonin të mbyteshin, për shkak të dallgëve të larta, kanë nisur menjëherë kërkimet, bashkë me Njësinë Policore Detare.

Gjatë kërkimeve në kushte jo të favorshme, për shkak të dallgëve të larta, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në plazhin e Krorëzës, 2 shtetasit gjermanë që kishin mbetur në det pasi mjetet e tyre lundruese ishin mbushur me ujë.

Shërbimet e Policisë kanë nxjerrë në breg, 2 mjetet lundruese kanoe dhe 2 shtetasit gjermanë. Ata janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe kanë falënderuar punonjësit e Policisë, për ndihmën e ofruar.

Arena e Lajmit


Rrezikuan të mbyteshin teksa lundronin me kanoe në Sarandë, policia shpëton 2 turistë gjermanë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook