Sot dita e parë e shkollës, Ermal Hasimja: Arsimi, një nga arsyet më të larta përse njerëzit emigrojnë. Duhen strategji të qarta!

Në një intervistë në rubrikën “Opinion”, Ermal Hasimja foli për nisjen e vitit të ri shkollor, duke u ndalur tek politikat arsimore, si edhe numri i fëmijëve të regjistruar në shkolla.

Gjatë bisedës në studio, ai u shpreh se shkollat në rrethe kanë një numër të ulët të nxënësve. Sipas tij arsimi është një nga arsyet më të larta përse njerëzit emigrojnë.

“Problemet që ka arsimi sot nuk janë vetëm ato të sigurisë, patjetër që janë të domosdoshme. Do të thoja se arsimi njësoj si ekonomia është diçka që zgjidhet me një shkop magjik. Problemet madhore sot të arsimit janë organike, të filozofisë mentalitetit apo edhe të strategjisë të arsimit në Shqipëri. Pra nuk duhet sikur kanë strategji të qarta. Do të duhet që ata që marrin vendime do të duhet të kuptojnë problemet, dhe mbi bazën e atyre të gjejnë edhe zgjidhje”, u shpreh Hasimja.

Më tej gjatë intervistës, shpjegoi se i gjithë sistemi është fiktiv.

“Shteti do të duhet të bëjë më tepër. Shteti shqiptar e ka të pamundur që të sigurojë infrastrukturën shkollore që mund të ofrojë një vend më i zhvilluar. Paratë e taksapaguesve që shkojnë për arsimin do të duhet të menazhoheshin në mënyrën e duhur”, tha ndër të tjera Hasimja.

I ndalur tek ndryshimet e fundit në kabinetin qeveritar, ai e cilësoi si një përpjekje për të ndryshuar imazhin dhe për t’i dhënë përshtypjen shqiptarëve që gjërat po ndryshojnë.

()

Arena e Lajmit


Sot dita e parë e shkollës, Ermal Hasimja: Arsimi, një nga arsyet më të larta përse njerëzit emigrojnë. Duhen strategji të qarta!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook