Tabaku ngre shqetësimin: Pensionet në nivele të ulëta, më pak se gjysma e pagës mesatare

Deputetja e Partisë Demokratike, njëkohësisht edhe kryetare e Këshillit Kombëtar të Integrimit, Jorida Tabaku, ngriti si shqetësim raportin e shpenzimeve dhe të ardhurave në vend.

Në fjalën e saj, Tabaku ka thënë gjatë shqyrtimit nen për nen të projektligjit “Për fondet e pensionit privat”, se pensioni është në nivel mjaft të ulët krahasuar dhe me mesataren e pagës.”.

Fjala e Tabakut:
“Ne jemi mësuar që kur bëhet diskutimi relatorit diskutimi bëhet në parim. Ndërkohë që prezantimi që bëri z. Xhafaj janë ndryshime specifike që do ishin të kuptueshme kur miratojmë ligjin “nen për nen”.

Kam dy pyetje që dua t’i diskutoj me përfaqësuesit e qeverisë. Në lidhje me kohën e disponueshme për përdoruesit e institucioneve private për ta provuar skemën në një institucion bankar, ne diskutuam gjatë për praktikën Europiane në draftin e parë të ligjit ishte propozimi për 30 ditë kohë për ta provuar.

Nga diskutimet u vërejt që tridhjetë ditë kohë nuk është e mjaftueshme për ta provuar, zoti Krashi tha në komision që kjo është e pamjaftueshme dhe se praktika në vende të tjera e tregon se duhen të paktën 6 muaj. A është rregulluar ky ndryshim?

Megjithëse Drejtori i ISSH u largua do doja ta nismin e ta përfundonim këtë diskutim deri në fund. Si është raporti i shpenzimeve dhe të ardhurave në sigurimet shoqërore? Sipas të dhënave që kemi marrë dhe nga raporti i fundit i KLSH, numri i përfituesve është rritur me 15 mijë në çdo vit dhe kjo po shkon drejt barazimit të përfituesve me kontribuesit. Së pari emigracioni i lartë, së dyti informaliteti dhe skema e dështuar në 2014 që ishte një reformë shumë larg asaj që pritej të ndodhte në vend.

Shumë larg mesatares normale pensioni mesatar në fshat dhe më tej ai në qytet. Po ashtu në total pensioni është më i ulët se sa mesatarja e pagës, siç edhe është përllogaritja sipas formulës së INSTAT< ndërsa aktualisht është sa 40% e pagës si pension mesatar. Ku do të investojë fondi i ISSH? Si ka menduar ta kompensojë fondi mungesën në të ardhmen për shkak të situatës që ne po përballojmë?”

Arena e Lajmit


Tabaku ngre shqetësimin: Pensionet në nivele të ulëta, më pak se gjysma e pagës mesatare

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook