EKSKLUZIVE/ Rasti “Josa”, Igli Tare apel FSHF-së: Krijoni klubin e legjendave. Ju tregoj të vërtetat e zhurmës te Dinamo: Mund të rikthehem shpejt në “aksion”, me një projekt të ri

Shqipëria kryeson grupin E të kualifikueseve të Euro 2024, pasi barazoi me Çekinë dhe triumfoi me Poloni. Kombëtarja kuqezi është forcuar shumë dhe ka në përbërje një grup të mirë lojtarësh, me alternativat për trajnerin Sylvinho që nuk mungojnë. Në një intervistë për News 24, Igli Tare vlerësoi në maksimum disa futbollistë, ndërsa tha se është mjaft kurioz për të parë sesi do shkojnë gjërat. Gjithashtu, nuk u la pa përmendur edhe e ardhmja e tij, pas atij largimi nga posti i drejtorit sportiv nga Lazio.

 


Jo vetëm Daku, por Sylvinho do e ketë problem shumë të madh të përzgjedh lojtarët në fazës sulmuese nëse shkojmë në Evropian, janë edhe Seferi, Cikalleshi, Muja, Uzuni, Muçi etj, por mungon Broja, a mund të ndryshohen balancat, apo dhe skema me rikthimin e Brojës?

Trajneri duhet të mendojë mirë zgjedhjet e tij. Janë disa reparte që kanë nevojë për alternativa siç është krahu apo mesfusha. Kjo është një skuadër që ka shumë alternativa. Zgjedhjet e trajnerit besoj se janë të duhurat. Shpresoj shumë që të shkojmë në Europian.

Igli një koment të shkurtër, të gjithë prisnim që heronjtë të ishin talentet që luajnë në Serie A, por ylli i ri në këto momente është Jasir Asani, një lojtar që nuk e pa askush gjatë kohësh që ishte në Shqipëri, por e gjeti Sylvinho në Korenë e Jugut, si të duket mëngjarashi ynë?

Asani është djalë i thjeshtë. Duket nga ata lojtarët që e ka besimin dhe nuk dorëzohet asnjëherë. Ai e meriton të jetë pjesë e kësaj skuadre. Do kisha një këshillë për FSHF që ka ardhur momenti të krijohet një klub i legjendave. Duket ditur që ka shumë futbollistë që kanë kontribuar për kombëtaren shqiptare, marr shkas nga intervista e Mirel Josës. Besoj se ka të bëjë me trajtimin, ata e kanë merituar. Secili e meriton për atë që ka dhënë për kombëtaren shqiptare.

Nga ky grup lojtarësh, kush ai lojtar që pret më shumë, kush mund te ngrihet në një tjetër nivel?

Nuk pres, jam shumë kurioz të shikoj Brojën sesi do përshtatet. Besoj se do e ketë të vështirë të përshtatet me skuadrën e re.

Çfarë pret nga ekipi Kombëtar, ku mund të arrijmë me këtë grup, deri ku mund të shkojmë, apo ka ende dyshime për në “Euro2024”?

Nuk më pëlqen të flas përpara kohe, gjërat duhet të komentohen atëherë kur ndodhin. Premisat janë të mira. Të shkosh në Europian është diçka e madhe. Çdo gjë duhet folur në momentin dhe kohën e duhur.

Igli, në Itali, në çdo portal, emri juaj bën lajm, nuk dua të ngacmoj në lidhje me ofertat e shumta që keni pasur ketë periudhë, post Lazio, por çfarë pret drejtori sportiv shqiptar më i famshëm në botë, çfarë projekti po prisni për t’ju parë sërish në aksion?

E kam bërë me vetëdije të largohesha nga futbolli. I jam dedikuar familjes dhe vetes time. Në muajt e ardhshëm do kem mundësinë t’i dedikohem ndonjë projekti të ri. Thjesht po shijoj kohën me familjen dhe shoqërinë. Dua të njoh disa klube nga afër, për mënyrën sesi punojnë nga brenda.

E fundit, të gjithë të prisnim që të ndihmoje Partizanin, por ndihmove Dinamon, (përtej shakasë, si të duket niveli i futbollit shqiptar, vendas, pse nuk shkojmë dot paralelisht me Kombëtaren?

Meqë ra rasti, u komentua shumë rikthimi i Tares në Shqipëri. Doja që nga eksperienca ime të jepja disa këshilla dhe mbi të gjitha duke parë që trajneri i Dinamos është miku im i vjetër. Thjeshtë kam dhënë disa këshilla për klubin dhe skuadrën. Partizani do mbetet gjithmonë në zemrën time.

()

Arena e Lajmit


EKSKLUZIVE/ Rasti “Josa”, Igli Tare apel FSHF-së: Krijoni klubin e legjendave. Ju tregoj të vërtetat e zhurmës te Dinamo: Mund të rikthehem shpejt në “aksion”, me një projekt të ri

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook