Prokuroria zbuti akuzat për Rrajat, ndërsa kushërinjtë Bilbil e Jashar Maja e kundërshtojnë aktin mjeko-ligjor. Këta të fundit u dhunuan barbarisht nga anëtarë të fisit Rraja.
Jashar Maja i cili u dhunua barbarisht nga fisi Rraja në një intervistë për News24 theksoi se do të kërkojë riekspertim, duke u shprehur se ka ende fraktura.
Në një intervistë për gazetarin Igli Çelmeta, Jashar Maja tregoi se nuk e ka lexuar dokumentin që ka firmosur.
Gjithashtu gazetari Igli Çelmeta ka siguruar për grafitë e kockave të cilat tregojnë edhe dëmtimet që ka pësuar Bilbil Maja, bëhet fjalë për thyerje në kockën e kokës si edhe thyerje të dorës.
Si pasojë e lëndimeve të mëdha, mësohet se ai do të operohet në Itali, pasi në vendin tonë është e vështirë të kryhet një ndërhyrje për një dëmtim të tillë.
Fotot më poshtë.
“Nëpërmjet të dhënave dhe konkluzioneve të aktit të ekspertimit mjeko ligjor 1620 të datës 24.07.2023, mësohet se në trupin e shtetasit Jashar Maja u konstatua plagë në lëkurën e kokës si edhe shembje të indeve të buta të kokës dhe trupit, dëmtime të shkaktuar me mjet të fortë mbretës që nuk kanë qenë të rrezikshme për jetën në momentin e shkaktimi dhe si të tillë hyjnë në kategoritë e atyre dëmtimeve që kanë sjellë si pasojë humbje të aftësisë së përkohshme në punë, në masën mbi nëntë ditë”, thuhet në dokument.
Gjithashtu në raport theksohet: “Nëpërmjet të dhënave dhe konkluzioneve të aktit të ekspertimit mjeko ligjot 1621 të datës 24.07.2023 mësohet se në trupin e shtetasit Bilbil Maha u konstatua thyerje e kockës frontale-parietale të anës së djathtë të kokës, pa dëmtime të indit trunor, plagë në lëkurën e kokës, thyerje e kockës ulnare të parakrahut të majtë si edhe shembje të indeve të buta të kokës dhe të trupit, dëmtime të shkaktuara me mjet të fortë mbretës që nuk kanë qenë të rrezikshme për jetën në momentin e shkaktimit dhe si të tillë hyjnë në kategoritë e atyre dëmtimeve që kanë sjellë si pasojë humbjen e aftësisë së përkohshme për punë, në masën mbi nëntë ditë. Mbështetur në kriterin mjekësor, të parashikuar në ligj, dëmtimet e shtetasve Jashar dhe Bilbil Maja e klasifikojnë veprën penela të kryer ndaj tyre si, “Plagosje e lehtë me dashje” parashikuar nga neni 89 i K.Penal.
Vepra penale “Plagosje e lehtë me dashje “parashikuar nga neni 89 i K. Penal, nuk bën pjesë në ato vepra për të cilat ndjekja penale fillon kryesisht.
()