Kristjan Asllani bëri 2 paraqitja shumë të mira me Kombëtaren shqiptare. Pas suksesit në “Air Albania” ndaj Polonisë, ai ka kthyer fokusin nga Interi I tij dhe më saktë nga sfida e ardhshme, ajo përballë Milan-it.
Mesfushori theksoi për mediet italiane se Milan është një ekip cilësor, por Inter do të festojë në fund. Ndërkohë, mesfushori kuqezi foli edhe në lidhje me merkaton, ku sërish u përmend emri i tij.
“Derbi? Milan është një ekip shumë cilësor dhe do të jetë një ndeshje e bukur. Ata kanë bërë një nisje të mirë, por ne jemi të fortë, kam besim se do të bëjmë mirë dhe do të japim më të mirën për të marrë maksimumin.
Merkato? Kisha mundësi për një huazim, por pasi fola me drejtuesit, vendosa të qëndroj këtu. Interi është ëndrra ime e madhe” – tha mesfushori “kuqezi”, i cili pret momentin e tij për aktivizim nga Inzaghi.
()