“Kemi ndjekur prej momentit të parë ngjarjen në Greqi”, Ministria e Brendshme konfirmon: Viktimat e sulmit me shtetësi turke

TIRANË

Sulmi makabër në Greqi ku u vranë 6 persona shkaktoi tronditje të madhe në opinionin publik, teksa fillimisht u tha se ishin shqiptarë.

Por sot mediat greke raportuan se bëhej fjalë për shtetas turq. Ndërkohë që lajmin e konfirmon dhe Ministria e Brendshme e Shqipërisë

“Zyra e Ministrit të Brendshëm ka ndjekur prej momentit të parë ngjarjen në Greqi dhe nga informacioni paraprak nga autoritetet greke jemi informuar se viktimat kanë shtetësi turke me karta identiteti të një vendi të BE”, deklaron MPB.

Nga hetimet e autoriteteve greke, rezulton se viktimat ishin turq me origjinë kurdë, të pajisur me dokumente franceze. Ndërkohë, ka gjasa që konfuzioni se mund të ishin shqiptarë, ishte fakti se brenda mjetit u gjetën dhe disa pasaporta shqiptare, që mendohet se kanë qenë false.

Hetimi i autoriteteve për identifikimin e plotë të tyre është ende në vazhdim, për të përcaktuar nëse sendet e identifikimit që dyshohet se janë gjetur në zotërim të viktimave janë origjinale apo false. Ato që janë padyshim false, sipas policisë, janë targat gjermane të makinës Ford, të cilat dyshohet se janë ngjitur në makinë.

Arena e Lajmit


“Kemi ndjekur prej momentit të parë ngjarjen në Greqi”, Ministria e Brendshme konfirmon: Viktimat e sulmit me shtetësi turke

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook