Në emisionin “Me zemër të hapur”, nga moderatorja Evis Ahmeti, në News24, u diskutua konflikti për pronën mes dy familjeve në Progonat të Tepelenës.
Lajmi është bërë mediatik dhe videot janë transmetuar në rrjetet e tyre sociale pa censurë.
Te dy familjet pretendojnë se kjo pronë dhe kjo shtëpi është ndërtuar dhe është pronë e tyre. Lahe Daci, një ish-pronar i kësaj banese i cili ka ndërruar jetë ka ndërtuar këtë banesë në vitin 1987. Familja që pretendon pronën ka mbërritur sot në studion e emisionit “Me zemër të hapur”, në News24, për të rrëfyer konfliktin dhe dhunën fizike që po ushtrohet çdo ditë ndaj tyre, por nga ana tjetër ata rrëfejnë se dhunuesit që duan të marrin me forcë shtëpinë kanë dhunuar dhe rrahur brutalisht vajzat që jetonin brenda banesës.
Pjesë nga debati në studio:
Zaçe Islami: Pamjet i kam shpërndarë unë dhe mbaj përgjegjësi për atë. Ajo familje ka përdodur fjalor jo etk. Ata erdhën më sulmuan dhe më morën telefonin, s ekisha pmjate e veprimeve të tyre. Kam një pyetje për qytetarët “ si mund ta vërtetoj unë dhunën e ushtruar nga 8 persona ndaj një gruaje?”. Unë flas me letra dhe prova.
Sokol Guga: Çfarë do gruaja e tij me kazmë në dorë? Kanë bërë një tjetër veprim të dënueshëm dhe të poshtër. Kanë marrë një topograf që ka bërë një hartë dhe ky mendon se është pronari.
Zaçe Islami: Certifikatën e pronësisë e kemi kërkuar me ngulm. Këta kanë zënë 600 metra dhe na sollën një pseudo hartë që thonë të ndryshojë plani për arsye se është bërë një gabim. Deri aty kanë arritur. I jemi drejtuar gjykatës së shkallës së parë në Gjirokastër.
E dhunuara: Zoti Zaçe ajo është shtëpia ime dhe e ka ndërtuar nëna ime.
Zaçe: Nëna jote s’kishte bukë të hante.
E dhunuara: Nuk të lejoj të flasësh në këtë mënyrë.
Zaçe: Pse nuk e apeluat vendimin?
E dhunuara: E kemi apeluar. Unë jam dhunuar dhe çështjen e kam çuar në Prokurori, por nuk është dënuar njeri.
Pretendoni se shtëpia është e juaja? Ku e ndërtuat? Më jepni një dokument.
E dhunuara: Nuk ekziston.
Zaçe: E di pse nuk ekziston, sepse po e mashtron. Po babai yt u priste duart grave dhe u vidhte unazat.